TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2024, 19:16

Lufta në Lindjen e Mesme, Rusia kërkon sanksione ndaj Izraelit: Po shkel rezolutën e OKB

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Rusia kërkon sanksione ndaj Izraelit: Po
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të marrin në konsideratë vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit për shkak të mospërputhjes së tij me rezolutat e detyrueshme të miratuara nga Këshilli i Sigurimit.
Edhe pse Rusia nuk ndalet në sulmet ndaj Ukrainës, nga ana tjetër kërkon vendosjen e sanksioneve për Izraelin.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia vuri në dukje se Rezoluta 2728 e OKB-së kërkonte një armëpushim në Gaza gjatë Ramazanit dhe kjo nuk ishte zbatuar nga Izraeli.

Ju kujtojmë edhe një herë se mospërputhja me rezolutat e detyrueshme të Këshillit të Sigurimit duhet të çojë në sanksione kundër shkelësve. Ne besojmë se Këshilli duhet ta shqyrtojë këtë çështje pa vonesë”, tha Nebenzia gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne, gjithashtu bëri thirrje për sanksione ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji. Në shkurt, Parisi sanksionoi 28 shtetas izraelitë.

rusia sanksione izrael

Lini një Përgjigje