TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2024, 14:30

Ish-drejtori i Mossad: Opsioni më i mirë i Izraelit për t'ju hakmarrë Iranit është goditja e objekteve bërthamore!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-drejtori i Mossad: Opsioni më i mirë i Izraelit për t'ju
Zohar Palti

Ish-drejtori i inteligjencës së agjencisë izraelite të spiunazhit, Mossad, Zohar Palti thotë se shënjestrimi i objekteve bërthamore të shtetit iranian është ndër opsionet në tavolinë pasi Izraeli vendos se si t’i përgjigjet sulmit të së shtunës.

Zohar Palti foli për përgjigjet e mundshme pasi Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone drejt Izraelit.

I pyetur nëse gjithçka ishte në tryezë, duke përfshirë shënjestrimin e objekteve bërthamore, Palti tha se “pa dyshim. Gjithçka është në tryezë tani”.

I shtyrë nëse kjo përfshin objektet bërthamore, ai tha se “përfshirë gjithçka”, raporton skynews.

Irani mbylli përkohësisht objektet bërthamore të dielën për “konsiderata të sigurisë” dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike i mbajti inspektorët e saj larg për dy ditë.

Sulmi ndaj Izraelit erdhi pas një sulmi vdekjeprurës të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Siri.

Forcat Mbrojtëse të Izraelite njoftuan se 99 për qind e armëve të gjuajtura në Izrael nuk arritën të depërtojnë mbrojtjen e tij ajrore. 

mossad zohar palti iran

Lini një Përgjigje