TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2026, 08:05

Shtëpia e Bardhë njoftoi planin e paqes, Irani tallet me Trump: Po negocioni me veten

Shkruar nga Pamfleti

Trump tha të hënën se Teheranit i ishte dhënë një listë me 15 kushte të SHBA-së për paqe, përfshirë edhe braktisjen e çdo plani për të ndërtuar armë bërthamore.

Shtëpia e Bardhë njoftoi planin e paqes, Irani tallet me Trump: Po
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaqari

Ushtria e Iranit ka deklaraur se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke negociuar me veten, ndërsa Shtëpia e Bardhë reklamon bisedimet me Teheranin për t'i dhënë fund luftës.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaqari, është tallur me udhëheqjen amerikane në një mesazh hiperbolik të transmetuar në televizionin shtetëror të mërkurën, duke thënë se "epoka e premtimeve tuaja ka mbaruar", raporton CNN.

"A ka arritur niveli i konflikteve tuaja të brendshme në pikën ku po negocioni me veten tuaj?" pyeti Zolfaqari, zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, komandës së bashkuar të forcave të armatosura të Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur optimizëm se një marrëveshje ishte afër dhe tha se Zëvendëspresidenti, JD Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ishin "në negociata tani".

Por Teherani ende nuk i ka konfirmuar bisedimet, duke thënë vetëm se mesazhet kishin kaluar nëpërmjet ndërmjetësve.

"Fuqia strategjike për të cilën dikur mburreshit është shndërruar në një disfatë strategjike", tha Zolfaqari, duke shtuar se çmimet e energjisë dhe naftës nuk do të ktheheshin në gjendjen e mëparshme derisa udhëheqësit amerikanë të "fshinin" idenë e sulmit ndaj Iranit nga mendjet e tyre.

Çmimet e naftës janë ulur këtë javë pasi Trump ngriti mundësinë e bisedimeve, por mbeten shumë më të larta se sa ishin përpara luftës.

Trump tha të hënën se Teheranit i ishte dhënë një listë me 15 kushte të SHBA-së për paqe, përfshirë edhe braktisjen e çdo plani për të ndërtuar armë bërthamore.

Udhëheqja e Iranit ka thënë më parë se nuk mund të negociojë me SHBA-në pasi e ka sulmuar vendin dy herë gjatë negociatave të nivelit të lartë në dy vitet e fundit.

Katër javë pas fillimit të luftës që ka vrarë mijëra njerëz, ka krijuar tronditje energjetike më të madhe në histori dhe ka ndezur frikën globale të inflacionit.

Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë në një postim në Telegram se kishin nisur një valë sulmesh që synonin infrastrukturën në të gjithë Teheranin. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve SNN tha se sulmet goditën një zonë banimi në qytet, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkonin në rrënoja.

Kuvajti dhe Arabia Saudite thanë se kishin zmbrapsur sulme të reja me dronë, pa deklaruar se nga kishin ardhur. Dronët shënjestruan një rezervuar karburanti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar një zjarr, por pa viktima, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kuvajtit.

Garda Revolucionare e Iranit tha se kishte nisur një valë të re sulmesh kundër vendeve në Izrael, përfshirë Tel Avivin dhe Kiryat Shmona, si dhe bazave amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrein, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën se SHBA-të ishin në “negociata” me “njerëzit e duhur” në Iran për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se iranianët dëshironin shumë të arrinin një marrëveshje.

Ndërkohë aksionet u rritën dhe çmimet e naftës ranë të mërkurën pas raportimeve se SHBA-ja po kërkon një armëpushim njëmujor dhe i kanë dërguar Iranit një plan prej 15 pikash për diskutim, duke rritur shpresat për një rifillim të eksporteve të naftës nga Gjiri Persik. 

shtëpia e bardhë njoftoi planin e paqes irani tallet me trump

Lini një Përgjigje