TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 11:55

Shokon sërish ‘Charlie Hebdo’/ Ironizon kurorëzimin e Charles, nuk kursen as Princeshë Diana-n

Shkruar nga Pamfleti

Shokon sërish ‘Charlie Hebdo’/ Ironizon kurorëzimin e

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, shquhet për ironinë therëse dhe guximin e pamasë. Kësaj here, numri i saj i fundit i dedikohet Mbretit Charles III dhe përmban një karikaturë për kurorëzimin e tij.

Meqë Charles kurorëzohet këtë fundjavë, në kopertinë shfaqet titulli “Një kurorëzim i suksesshëm” dhe një imazh tronditës: Mbi kokën e Charles qëndron si kurorë kufoma e Lady Diana-s, e mbushur me krimba.

“Edhe mami ka ardhur”- thonë dy djemtë e çiftit në karikaturë, William dhe Harry.

Kjo karikaturë satirike i ka trazuar paksa ‘ujërat’. Teksa disa e quajnë të papërshtatshme dhe të tepruar, disa të tjerë s’i bezdis fakti që ‘Charlie Hebdo’ godet fort.

Shumë njerëz janë dakord me karikaturën që përfaqëson mendimin e britanikëve, që Camilla (gruaja e Charles) nuk e meriton titullin Mbretëreshë.

Shokon sërish ‘Charlie Hebdo’/ Ironizon kurorëzimin e

charlie hebdo mbreti charles

Lini një Përgjigje