TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 11:13

17 viktima në 48 orë në Serbi, Vuçiç: Sulm ndaj vendit tonë!

Shkruar nga Pamfleti
17 viktima në 48 orë në Serbi, Vuçiç: Sulm ndaj

Ende e tronditur 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, me një bilanc viktimash prej 9 personash, Serbia nuk ka rënë në qetësi. Një tjetër masakër me 8 viktima dhe 13 të plagosur është shënuar mbrëmjen e djeshme. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me këtë situatë.

"Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë kriminalisht... Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme... Ky është një sulm ndaj vendit tonë!”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti tha se këto aksidente që kanë ndodhur janë më të mëdhatë, edhe pse nuk janë një vend i madh as territorialisht dhe as numerikisht.

8 të vrarë dhe 13 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.  Autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis. Më shumë se 600 forca janë vënë në kërkim të autorit.

Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.

Sipas vendasve Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

masakra ne serbi

Lini një Përgjigje