TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 09:49

Me pranga dhe kokëulur, publikohet momenti i arrestimit i të riut në Serbi që vrau 8 persona

Shkruar nga Pamfleti

Me pranga dhe kokëulur, publikohet momenti i arrestimit i të riut

Kur nuk kishin kaluar ende 48 orë nga masakra që ndodhi në një shkollë fillore në Serbi ku një 13-vjeçar vrau 9 persona, Beogradi është tronditur nga një tjetër ngjarje tragjike. Agresori i identifikuar me emrin Uros Blaziç, vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë në afërsi të fshatrave Mlladenovc dhe Dubonë.

Uroš B u arrestua në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit , tetë orë pas një ndjekjeje aktive të tij.

Ai dyshohet për masakrën në afërsi të Mlladenovcit, kur rreth mesnatës së mbrëmshme vrau 8 persona dhe plagosi 13 persona.

Ai u arratis, mëngjesin e sotëm rreth orës 8 është arrestuar në shtëpinë e të afërmve ku fshihej.

Sipas mediave serbe i riu ka qëlluar me armë në fshatin Dubone, Malo Orašje dhe afër Smederevës pranë një këndi lojërash ku mblidhen vazhdimisht të rinjtë.

Pas disa orë kërkimesh, 600 anëtarë të forcave speciale dhe njësitë e antiterrorist arritën që të vendosnin në pranga 21-vjeçarin, i cili menjëherë pas ngjarjes së rëndë u arratis jo shumë larg Kragujevcit. Banorët shprehen se qëndruan në shtëpitë e tyre nga paniku se agresori mund të vriste edhe të tjerë persona.

“Ai qëlloi njerëzit në fshatin Malo Orašje. Është një vend afër kishës dhe shkollës ku mblidhen një numër i madh njerëzish dhe fëmijë. Ai qëlloi nga Mercedesi i tij dhe vazhdoi rrugën për në fshatin Šepshin”, u shpreh njëri prej banorëve të zonës.

 

uros blaziç masakra e dytë në serbi

Lini një Përgjigje