
21 vjeçari Uroš B, i cili kreu masakrën e dytë në Serbi ku mbetën 8 persona të vrarë dhe 13 të plagosur, publikoi një mesazh në story teksa ndodhej në arrati.
Mesazhi rrëqethës ishte i shoqëruar me muzikë nga filmi "South Wind":
'Na keca prangijam'- shkruhet, që do të thotë 'do të të gëlltis', duke u shoqëruar me një shenjë grushti.
Çfarë ndodhi?
Uroš B, ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth.

Lini një Përgjigje