TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 08:31

Masakra me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur në Serbi, arrestohet 21-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Masakra me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur në Serbi,
Autori i masakrës

Autori 21-vjeçar i masakrës me 8 të vrarë dhe 13 të plagosur në Serbi është arrestuar nga autoritetet mëngjesin e sotëm.

Ai ishte fshehur tek daja i tij. 8 të vrarë dhe 13 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm iaktit terrorist që kreu 21-vjeçari, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe. 

Autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis por pas disa orësh kërkime ai u arrestua nga autoritetet serbe. Më shumë se 600 forca u angazhuan në kapjen e tij. 

Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

Mediat serbe thonë se i riu filloi të qëllonte mbi njerëzit me armë automatike, pasi pati një debat me një oficer policie në një park në Dubonë mbrëmjen e djeshme.

Ai më pas thuhet se ka vazhduar të qëllojë njerëz nga një makinë, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Të gjithë të lënduarit kanë lindur pas vitit 2000, ka raportuar transmetuesi serb RTS. Dy persona të moshës 21 dhe 23 vjeç janë operuar, por mbeten në gjendje kritike.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiç dhe kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë, Aleksandar Vulin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të shtënat masive janë jashtëzakonisht të rralla në Serbi, e cila ka ligje shumë të rrepta për armët, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartat në Evropë.

Ballkani Perëndimor është i mbushur me armë ilegale pas luftërave dhe trazirave në vitet 1990. Në vitin 2019, u vlerësua se ka 39.1 armë zjarri për 100 njerëz në Serbi - e treta më e larta në botë, pas SHBA-së dhe Malit të Zi.

masakra ne serbi

Lini një Përgjigje