
Ende pa kaluar 48 orë nga masakra në një shkollë fillore, një tjetër tragjedi ka ndodhur në Serbi.
8 të vrarë dhe 13 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.
Autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis. Më shum se 600 forca janë vënë në kërkim të autorit.
Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.
Ndërkohë rreth 600 forca speciale serbe po ndjekin autorin e masakrës.
Masakra ndodhi në orën 23:00. Të enjten mbrëma në fshatin Dubonë, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit. Sulmuesi qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe u largua nga vendi i ngjarjes, sipas transmetuesit publik RTS.
Sulmuesi mbetet i lirë dhe një urdhër është lëshuar për të dyshuarin, një mashkull 21-vjeçar i identifikuar si Uros B. nga Ministri i Brendshëm Bratislav Gasic.
Lini një Përgjigje