TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2023, 20:01

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, Afrika e Jugut i kërkon Britanisë të kthejë diamantin më të madh në botë 

Shkruar nga Pamfleti
Kurorëzimi i Mbretit Charles III, Afrika e Jugut i kërkon

Afrika e Jugut i ka kërkuar Britanisë që të kthejë në vendlindje diamantet e kurorës që do të mbahet pasnesër nga Mbreti Charles III. Shumë nga afrikanët e jugut kanë kërkuar kthimin në vendlindje të diamantit më të madh në botë të quajtur “Ylli i Afrikës”.

Diamanti, i cili peshon 530 karat, u zbulua në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe iu ofrua monarkisë britanike nga guvernatori kolonial i vendit, i cili në atë kohë ishte nën sundimin britanik. Si pjesë e debatit global mbi kthimin e artit të grabitur nga kolonialistët, shumë afrikano-jugorë po u bëjnë thirrje britanikëve që ta kthejnë atë.

“Duhet të vijë në Afrikën e Jugut, pasi diamanti është një shenjë e trashëgimisë dhe kulturës sonë”, u shpreh avokati dhe aktivisti Mothusi Kamanga, në Johannesburg. Ai nisi një fushatë online duke kërkuar kthimin e diamantit të madh dhe tashmë ka mbledhur rreth 8,000 nënshkrime.

Diamanti bashkë më skeptrin ruhet në Kullën e Londrës.

kurorëzimi i mbretit charles iii diamanti i kurores afrika e jugut

Lini një Përgjigje