TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2023, 17:18

“Meloni, e paaftë”, Franca dhe Italia përplasen për çështjen e emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

“Meloni, e paaftë”, Franca dhe Italia përplasen për

Franca ka sulmuar Italinë sa i takon çështjes së emigrantëve. Ishte ministrit i Brendshëm Gerald Darmanin, i cili akuzuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, se është e paaftë të zgjidhë krizën migratore. Ministri ka nënvizuar se Italia po përjeton probleme të rënda migratore, të cilat qeveria aktuale nuk është në gjendje t’i zgjidhë.

Zonja Meloni, që udhëheq një qeveri të ekstremit të djathtë të zgjedhur nga miqtë e zonjës Le Pen, është e paaftë të zgjidhë problemet migratore për të cilat u zgjodh”, ka deklaruar Darmanin.

Ndërkohë për shkak të këtij sulmi, Italia mund të anulojë vizitën e ministrit të Jashtëm, Antonio Tajani në Francë. Shefi i diplomacisë italiane ka në agjendë një takim me homologen franceze Catherine Colonna.

Bëhet fjalë për një takim dypalësh të parashikuar prej kohësh, por nga zyra e ministrit të Jashtëm kanë dalë të dhëna se udhëtimi i tij mund të anulohet në rast se nuk ka një sqarim nga autoritetet franceze për deklaratat “fyese dhe të papranueshme” të Darmanin.

Italia është përballur së fundmi me një valë të re emigrantësh, të cilët kanë zbarkuar me anije dhe varka në zona të ndryshme, kryesisht në jug të vendit. Më i prekur nga fenomeni ka qenë ishulli i Lampeduzës, por edhe porte të tjera të Sicilisë, ku kanë zbarkuar mjete të shumta lundruese.

franca italia emigrantët

Lini një Përgjigje