
Pentagoni ka reaguar pas akuzave të Moskës, se SHBA fshihet pas sulmit me dron në pallatin presidencial në Kremlin. Zëdhënës i Pentagonit, John Kirby mohoi përfshirjen e SHBA në sulmin e supozuar me dron në Kremlin dhe shtoi se deklaratat e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov janë gënjeshtra.
"Unë thjesht do t'ju them se zoti Dmitr Peskov gënjen. Dua të them, është padyshim një pretendim qesharak. Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë lidhje me këtë. Ne as nuk e dimë se çfarë ndodhi. Por unë mund t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të. Shtëpia e Bardhë ende nuk ka asnjë indikacion se kush qëndron pas sulmit me dron. SHBA nuk miraton, nuk inkurajon, e as nuk mbështet sulmet ndaj liderëve individualë”, shtoi Kirby.
Rusia ka akuzuar Uashingtonin se qëndron pas, një sulmi me dron në Kremlin, të cilin ata e kanë quajtur si atentat kundër Putinit.
“Ne e dimë mirë se vendimet për veprime të tilla dhe sulme të tilla terroriste nuk merren në Kiev, por në Uashington. Dhe Kievi tashmë po ekzekuton atë që i thuhet të bëjë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, pa dhënë asnjë provë.
Lini një Përgjigje