
Pas akuzave të Rusisë ndaj Ukrainës për sulmet me dron për eliminimin e Putinit, tashmë Kremlini vjen me një version të ri akuzash. Këtë herë Rusia pretendon se SHBA-ja fshihet pas "atentatit" të presidentit Vladimir Putin.
“Padyshim që Uashingtoni është pas atentatit të dyshuar për vrasjen e djeshme ndaj Vladimir Putininit”, ka thënë Kremlini.
Kremlini tha se Rusia ka opsione të shumta përgjigjeje dhe nuk pranoi të komentojë nëse Volodymyr Zelensky ishte një objektiv legjitim.
Moska pretendoi se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin, por u çaktivizuan dhe nuk shkaktuan asnjë dëm.
Kremlini pretendoi se SHBA-ja po zgjedh objektivat dhe Ukraina thjesht po zbatonte planet amerikane, pa ofruar prova.
“Që Kievi dhe Uashingtoni të përpiqeshin të mohonin incidentin ishte qesharake”, shtoi Kremlini.
Zelensky ka mohuar se Kievi kishte ndonjë lidhje me incidentin. Disa ekspertë sugjerojnë se vetë Moska mund ta kishte krijuar incidentin si një operacion të rremë, që synonte të rriste mbështetjen ruse për luftën.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Rusia deklaroi se dy drone sulmuan Kremlinin, duke akuzuar Ukrainën se kreu një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin. Sipas agjencive ruse të lajmeve në momentin e sulmit, Vladimir Putin nuk ndodhej në Moskë por në Shën Petersburg.
Rusia e konsideroi këtë lëvizje një sulm terrorist dhe kërcënoi Ukrainën se do të hakmerret kurdo që ajo të dojë. Ukraina ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi këtë sulm të ndodhur në Moskë dhe se nuk i ka përdorur kurrë pajisjet e saj ushtarake për të sulmuar shtetet e tjera, por vetëm për të çliruar territorin e saj.
Lini një Përgjigje