TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2023, 13:21

Pas ish presidentit, prezantuesi televiziv rus bën thirrje të vritet Zelensky: Eliminojeni në Holandë

Shkruar nga Pamfleti
Pas ish presidentit, prezantuesi televiziv rus bën thirrje të vritet
Prezantuesi rus Vladimir Solovyov

Një prezantues televiziv dhe propagandist veçanërisht i ashpër rus ka kërkuar që presidenti rus Volodymyr Zelensky të vritet ndërsa ai është duke vizituar Holandën.

Presidenti ukrainas është aktualisht në Hagë në takim me politikanë holandezë.

Prezantuesi Vladimir Solovyov tha në programin e tij: “Ashtu siç (pasja e një rrethi sigurie) nuk e shpëtoi Soleimanin nga amerikanët, ashtu nuk duhet të shpëtojë as Zelensky”.

“Ashtu si armiqtë tanë veprojnë me metodat më brutale, ashtu duhet edhe ne. Nuk na intereson se në cilin vend ndodhet ai dhe nuk na intereson që Holanda është një vend i NATO-s”., tha ai.

Komentet duket se janë në përgjigje të asaj që Moska ka pretenduar se Ukraina ndërmori një atentat kundër Vladimir Putin dje.

Ekspertët perëndimorë kanë shprehur kryesisht skepticizëm për këtë dhe kanë ngritur shqetësime se Zelensky mund të jetë në shënjestër në një hakmarrje të dukshme.

Dje ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se sulmi i supozuar me dron gjatë natës në Kremlin e lë Moskën me alternativën “e vetme” të eliminimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

volodymyr zelensky vladimir solovyov holandë

Lini një Përgjigje