TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2023, 17:35

Kina në hapat e Rusisë/ Pekini paralajmëron Perëndimin: Zgjerimi i NATO-s në Azi do të sjellë luftë në rajon

Shkruar nga Pamfleti

Kina në hapat e Rusisë/ Pekini paralajmëron Perëndimin:

Kina ka paralajmëruar Perëndimin se përparimi i NATO-s në rajonin Azio-Paqësor padyshim që do të përkeqësojë stabilitetin dhe paqen.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se plani i NATO-s për të hapur zyra në Japoni do të rriste tensionet dhe do të dërgonte rajonin në luftë.

Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes në rajonin Azi-Paqësor dhe ndërhyrja e aleancës në çështjet rajonale do të dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme paqen dhe stabilitetin”, tha ajo duke iu përgjigjur një kërkese të TASS për të komentuar planet e NATO-s për të hapur një zyrë në Japoni.

Diplomatja theksoi se Azia nuk duhet të bëhet një arenë e rivalitetit gjeopolitik dhe se përparimi i NATO-s në Azi do të ishte një problem i vërtetë për rajonin.

Sipas një media japoneze, NATO po planifikonte të hapte zyrën e saj ndërlidhëse në Japoni vitin e ardhshëm. Sipas gazetës, stacioni do të lejojë aleancën ushtarake të kryejë konsultime periodike me Japoninë dhe partnerët kryesorë në rajon si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re. Vendimi zyrtar pritet të merret përpara Samitit të NATO-s në Vilnius më 11-12 korrik.

Kjo situatë ngjanë me atë të Rusisë e cila vazhdimisht ka paralajmëruar Perëndimin që të mos zgjerojë aleancën drejt kufirit të saj sepse kjo do të nxite konfrontim mes tyre. Pavarësisht thirrjes së Rusisë, NATO vazhdoi zgjerimin e saj, deri sa më 24 shkurt, 2022 Rusia sulmoi Ukrainën, në një luftë që ende vazhdon.

kina shba nato

Lini një Përgjigje