TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 10:45

Përgjaket festa e Napolit në Itali! Vritet 26-vjeçari, disa të plagosur nga të shtënat me armë

Shkruar nga Pamfleti

Përgjaket festa e Napolit në Itali! Vritet 26-vjeçari, disa

Festimet e titullit të Napolit kanë sjellë trazira në Itali.

Një 26-vjeçar i identifikuar si Vincenzo Costanzo humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si Piazza Volturno, edhe pse prefekti i Napolit, Claudio Palomba pranon se ngjarja nuk ka lidhje me festimet e Scudettos.

Rreth 203 persona kanë marrë plagë pas festimeve të shfrenuara në rrugët e qytetit të Napolit, që theu kështu mallkimin 33-vjeçar për t’u rikthyer në majën e futbollit italian. Festimet kanë qenë të zjarrta prej ditësh në qytetin jugor, që e siguroi titullin kampion 5 javë para fundit.

Edhe në Udine kishte episode dhune. Madje, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar ultrasit e skuadrës Friuliane u përpoqën që të prishin disi festimet në fushën e tyre.

Disa prej tyre zbritën në fushën e barin e gjelbër për të sulmuar dhe goditur tifozët kundërshtarë. Festimet që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit u mbajtën edhe në Londër, aty ku ishin mbledhur shumë tifozë të napoletanëve.

napoli përgjaket festa e napolit

Lini një Përgjigje