TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2023, 20:22

“Rusia ka ambicie perandorake”, presidenti polak: Çelësi i fitores, dërgimi i armëve moderne në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
“Rusia ka ambicie perandorake”, presidenti polak: Çelësi
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se Rusia duhet të lërë pas ambiciet e saj perandorake dhe të heqë dorë nga tentativa për destabilizimin e vendeve si Gjeorgjia, Moldavia etj.

Duda tha gjithashtu se e vetmja mënyrë për të ndalur Rusinë dhe qëllimet e saj perandorake është furnizimi me armë moderne i Ukrainës. 

"Rusia po destabilizon shumë vende anembanë globit dhe Ukraina ka pësuar këtë sulm frontal nga Rusia. Por ky është një demonstrim se Rusia po rikthen ambiciet e saj perandorake dhe Rusia duhet ta ndalojë këtë. Bota e lirë duhet ta detyrojë Rusinë të bëjë atë. Ky është qëndrimi ynë dhe kjo është arsyeja pse ne po mbështesim Ukrainën, sepse ne besojmë se nëse Ukraina u reziston atyre ambicjeve perandorake të Rusisë, atëherë Rusia do të duhet t’i ndalojë ato ambicie. Thënë thjesht, Rusia është kjo lloj perandorie që ka ambicie koloniale. Ajo dëshiron të nënshtrojë kombe të tjera dhe vende të tjera. Ajo dëshiron të përfitojë prej tyre. Dhe shembulli më i mirë i kësaj është Ukraina sot", tha Duda për CNN.

Presidenti polak tha gjithashtu se armët moderne janë kyçe për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, teksa nuk përjashtoi as mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Kiev.

"Nëse ka një nevojë të tillë, sigurisht, po. Ne kemi ende MiG-29, pilotët ukrainas janë të përgatitur t'i operojnë ato sot. Pyetja është se kur pilotët ukrainas do të jenë gati të fluturojnë me avionë modernë sipas standardeve të NATO-s, si F-16, apo Mirage, avionë francezë, apo Eurofighters, apo çdo lloj makinerie tjetër moderne. Kjo është një pikëpyetje, kur pilotët ukrainas do të jenë gati ta bëjnë këtë. Sepse trajnimi i një piloti është shumë më i komplikuar dhe shumë më i gjatë se trajnimi i një operatori tankesh”, tha presidenti polak.

Ndër të tjera Duda tha se tanket Leopard të Polonisë janë "gati për t'u dërguar" në Ukrainë. Ai shtoi se ushtarët ukrainas aktualisht po trajnohen në Poloni për të mësuar si t'i operojnë tanket. Ndërsa theksoi se ushtarët ukrainas do të jenë gati brenda një muaji të kthehen në Ukrainë, së bashku me tanke”.

Nuk jemi vetëm ne këto probleme janë mjaft të zakonshme. Probleme me leopardët kanë edhe vende të tjera, sepse gjermanët kanë një problem serioz me sigurimin e pjesëve të këmbimit. Ne nuk e kuptojmë këtë situatë, por është kështu. Tani, tanket tona Leopard janë gati për në Ukrainë sot. Në qendrën tonë të trajnimit, ka tankerë ukrainas që stërviten për tanket Leopard, ne po i përgatisim ato tani, po zhvillohet një cikël trajnimi", tha Duda.

 

 

dudaj armë moderne ukrainë

Lini një Përgjigje