
Vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur që të bien dakord këtë të mërkurë, për vendosjen e një grupi të ri sanksionesh ndaj Rusisë. Kufizimet e reja ishin planifikuar që të futeshin në fuqi të premten, për njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Katër burime diplomatike në Bruksel, thanë për agjencinë “Reuters”, se 27 vendet e BE-së nuk ranë dakord në disa çështje, por duke mos treguar se cilat ishin pikat që nuk u ranë dakord.
"Ka disa çështje të pazgjidhura, duke përfshirë detyrimet e gomës dhe raportimin e aseteve ruse në Evropë ", tha një nga burimet, të cilët folën të gjithë në kushte anonimiteti për shkak të konfidencialitetit të negociatave midis 27 shteteve të BE-së.
Ndërkohë që është mësuar se bisedimet mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së, do të zhvillohen dhe të enjten pasdite, me shpresën se do të bien dakord para datës 24 shkurt, kur është dhe 1 vjetori i nisjes së pushtim rus në Ukrainë.
Lini një Përgjigje