Gjermania ka dëbuar dy punonjës të ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-gjerman, Jamshid Sharmahd nga gjykata e Iranit me pretendimin se ka planifikuar një sulm vdekjeprurës të vitit 2008.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot se kishte thirrur të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Iranit për ta informuar ne nuk pranojmë shkeljen masive të të drejtave të një qytetari gjerman.
"Ne i bëjmë thirrje Iranit që të revokojë dënimin me vdekje të Jamshid Sharmahd dhe t'i lejojë atij një proces të drejtë apelimi,"- tha ajo.
Në vitin 2020, Irani ka arrestuar Sharmahd nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një xhamie më 2008 në Shiraz, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Lini një Përgjigje