
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë ndaj Petraq Milos, pas publikimit të plotë të videos së dhunës në media dhe rrjete sociale.
Abazoviç tha se janë marrë masa që nga momenti kur ka dal video, teksa shtoi se nuk është se Milo ishte shënjestruar, por thjeshtë nuk ka respektuar rregullat dhe radhën në doganën e Murriqanit.
“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.
Lini një Përgjigje