TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2023, 14:19

Lufta në Ukrainë, Papa Françesku kërkon armëpushim dhe negociata

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Ukrainë, Papa Françesku kërkon armëpushim

Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku ka bërë thirrje për armëpushim dhe negociata. Papa e cilësoi luftën në Ukrainë absurde dhe mizore. Gjatë fjalimit javor që mbajti sot, ai e quajti njëvjetorin e luftës “përvjetor të trishtuar” dhe tha se është afër popullit ukrainas. Papa shtoi se fitorja e vërtetë në Ukrainë nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja.

Edhe në fjalimin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa kishte bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës. Papa e ka konsideruar luftën në Ukrainë si “çmenduri”. Vitin e kaluar ai kishte deklaruar se të pafajshmit e paguajnë luftën dhe se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë kriminelë që vrasin njerëzimin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Lini një Përgjigje