TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2023, 15:52

Duma ruse votoi largimin e Rusisë nga marrëveshja bërthamore, reagon Biden: Putin bëri një gabim të madh

Shkruar nga Pamfleti
Duma ruse votoi largimin e Rusisë nga marrëveshja bërthamore,
Presidenti i SHBA, Joe Biden në një takim me anëtarë të NATO-s në Bukuresht

Presidenti Joe Biden e ka quajtur një “gabim të madh” vendimin e marrë sot nga homologu i tij Vladimir Putin për daljen nga marrëveshja bërthamore “START”.

Parlamenti rus vendosi këtë të mërkurë që të pezullojë pjesëmarrjen e Moskës në traktatin e përbashkët të armëve bërthamore me SHBA-të.  Në seancën e sotme, Duma e Shtetit të Rusisë votoi për të miratuar pezullimin e traktatit.

Gjatë një fjalimi në Bukuresht, Biden e dënoi vendimin e marrë nga Rusia, teska shtoi se ishte Putini ai që e shtyu NATO-n që të zgjeronte kufijtë e saj drejtë Finlandës dhe Suedisë.

Në një nga bisedat e fundit që pata me një mik në Rusi  i thashë se ju vazhdoni të kërkoni shkatërrimin e NATO-s, por do të merrni NATO-izimin e Finlandës. Dhe jo vetëm që jemi të fortë, por po bëhemi edhe më të fortë," tha Biden.

Ai shtoi ndër të tjera se nuk është vetë Ukraina në rrezik nga pushtimi rus, por edhe liria. Ai ju kërkoi aleatëve që të mbështesnin më shumë Kievin në mënyrë që gjërat të ktheheshin si ishin.

"Ajo që është në rrezik nuk është vetëm Ukraina, është liria. Gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht, ne duhet të sigurohemi që t'i ndryshojmë ato përsëri."

 

biden rusia marrëveshja bërthamore

Lini një Përgjigje