
Anëtarët lindorë të NATO-s, Polonia, Rumania dhe shtetet baltike, kanë kërkuar nga presidenti Biden që të diskutohet ideja e një dislokimi të përhershëm të trupave të Aleancës në kufi me Rusinë.
Shumë nga liderët e këtyre vendeve, të cilat tashmë kanë mijëra trupa amerikane dhe të NATO-s të stacionuara në territoret e tyre me rotacion, e shohin Rusinë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e kombeve të tyre. Për ta zgjidhje është dislokimi i përhershëm i trupave.
Ideja u hodh sot gjatë takimit që u zhvillua në Bukuresht, mes Anëtarëve lindor të NATO-s dhe presidentit Biden.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe sa i takon dërgimit të furnizimeve ushtarake dhe humanitare në Ukrainë. Një veprim jetik ky për t'i mundësuar Kievit të vazhdojë të luftojë atë që mund të jetë një luftë e zgjatur në vite.
Lini një Përgjigje