TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2023, 18:37

Paralajmërimi i frikshëm i sizmologut turk: Brenda pak viteve një tërmet mbi 7 ballë do godasë Stambollin

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimi i frikshëm i sizmologut turk: Brenda pak viteve një

Një sizmiolog turk ka paralajmëruar se një tërmet shumë i fortë mund të godasë Stambollin.

Teksa jugu i vendit u shkatërrua totalisht duke lënë mbi 46 mijë viktima, Prof. Dr. Doğan Kalafat ka paralajmëruar se mes viteve 2030 dhe 2050, zona e Stambollit është më e rrezikuara nga një tërmet mbi 7 ballë.

Duke folur në një emision në CNN turk, ai tha se në Marmara ka një zbrazëti që mund të sjellë një tërmet të fuqishëm. Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Tërmeteve të Observatorit "Kandilli" tha: "Ka një zonë të pandërprerë në Marmara. Ne e quajmë atë një zbrazëti sizmike. Kjo zonë e pandërprerë do të thyhet dhe shkarkojë disi energjinë e saj,  duke sjellë një tërmet të madh. Magnituda mund të jetë 7.1, 7.2. brenda viti 2030 ka një problaiteti që të ndodhë 64 për qind, 75 për qëind brenda vitit 2050 dhe 95 për qind brenda vitit 2090. Por kjo nuk do të thotë se ky tërmet do të ndodhë patjetër në vitin 2090".

termete ne turqi paralajmërimi i frikshëm i sizmologut turk

Lini një Përgjigje