TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2023, 22:38

Rriten tensionet mes Rusisë dhe Britanisë, Kremlini akuza Londrës: Ukraina po godet territoret tona me raketat tuaja

Shkruar nga Pamfleti

Rriten tensionet mes Rusisë dhe Britanisë, Kremlini akuza

Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar Britaninë se avionët ukrainas goditën dy zona industriale në qytetin e kontrolluar prej saj të Luhansk në Ukrainën lindore, me raketat me rreze të gjatë veprimi që u furnizuan pak ditë më parë prej saj.

"Raketat ajër-ajër "Storm Shadow" të furnizuara regjimit të Kievit nga Britania u përdorën për sulmin, në kundërshtim me deklaratat e Londrës se këto armë nuk do të përdoren kundër objektivave civile", tha ministria.

Mbretëria e Bashkuar të enjten u bë vendi i parë që tha se kishte filluar të furnizonte Kievin me raketa lundrimi me rreze të gjatë, të cilat do ta lejojnë atë të godasë trupat ruse dhe deponitë e furnizimit shumë prapa vijës së frontit, ndërsa përgatit një kundërofensivë të madhe.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se raketat mund të përdoren brenda territorit ukrainas, duke nënkuptuar se ai kishte marrë garanci nga Kievi se ato nuk do të përdoreshin për të sulmuar objektivat brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht të Rusisë.

britania moska akuza

Lini një Përgjigje