TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2023, 19:04

Japonia i “frikësohet” bashkëpunimit ushtarak mes Kinës dhe Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

Japonia i “frikësohet” bashkëpunimit ushtarak mes

Japonia ka shprehur shqetësimin për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi, duke thënë se të dy vendet po "forcojnë" stërvitjet e tyre të përbashkëta në rajon.

Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi tha se situata e sigurisë në Evropë dhe në rajonin Indo-Paqësor ishte përkeqësuar që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.

“Pushtimi i Rusisë ka tronditur vetë themelet e rendit ndërkombëtar dhe Vladimir Putin duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar nga komuniteti mbarëbotëror. Përveç kësaj, Kina dhe Rusia po forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë fluturimet e përbashkëta të bombarduesve të tyre dhe stërvitjet e përbashkëta detare në afërsi të Japonisë", tha zoti Hayahshi.

Kina, e cila pretendon shumicën e Detit të Kinës Jugore si dhe ishujt e mbajtur nga Japonia në Detin e Kinës Lindore, thotë se ka të drejtë të mbrojë sovranitetin e saj dhe interesat e zhvillimit.

Japonia mbështet me vendosmëri Ukrainën në luftë, por Kina ka thënë se mbetet neutrale ndërsa deklaron një marrëdhënie "pa kufij" me Moskën dhe fajëson SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e konfliktit.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida vizitoi kryeqytetin ukrainas Kiev në mars në të njëjtën kohë kur presidenti kinez, Xi Jinping u takua me homologun rus, Vladimir Putin në Moskë.

japonia kina rusia

Lini një Përgjigje