TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2023, 14:52

Takimi me Zelenskyn, Meloni: Ndihmë ushtarake deri në një paqe të drejtë për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Zelenskyn, Meloni: Ndihmë ushtarake deri në një paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Palazzo Chigi për një takim me kryeministren Giorgia Meloni, e cila ka shprehur mbështetje maksimale për Ukrainën.

Pas takimit, Giorgia Melonit tha se do të jetë një mundësi për të riafirmuar mbështetjen e vendosur të Italisë për Ukrainën në 360 gradë, për integritetin e saj territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Kievit.

"Është një mundësi për të riafirmuar mbështetjen e vendosur të Italisë për Ukrainën në 360 gradë, për integritetin e saj territorial, për sovranitetin dhe pavarësinë e Kievit dhe për afërsinë e popullit italian me popullin ukrainas," tha Meloni.

Italia, në bashkëpunim me aleatët kryesorë, do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë për Ukrainën, e cila mund të ekzistojë vetëm nëse Rusia pushon armiqësitë.

Në të njëjtën kohë, shpjegohet se Italia do të vazhdojë të mbështesë zbatimin rigoroz të sanksioneve, të cilat janë një nga mjetet kryesore kundër agresorit, së bashku me ato financiare dhe ushtarake, për t'i dhënë fund armiqësive.

zelensky meloni ukraine paqe

Lini një Përgjigje