TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2023, 09:33

U kërcënua se do të vritej, rivali i Erdogan mbyll fushatën i veshur me jelek antiplumb

Shkruar nga Pamfleti
U kërcënua se do të vritej, rivali i Erdogan mbyll fushatën
Kemal Kilicdaroglu

Kryetari i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu në tubimin parazgjedhor dy ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi është shfaqur i veshur me një jelek antiplumb, pasi kishte “informacione se ai mund të ishte objektiv i një sulmi”.

Mediat kanë publikuar pamje ku duken, truprojat e Kilicdaroglu që mbajnë pushkë automatike dhe janë me të në podium nga ku ai mbajti fjalimin e tij të fundit për fushatën zgjedhore.

Një burim i afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP) tha se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur pasi kishte raportime se ai mund të ishte në shënjestër.

Ndërkohë deri më tani Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhe, e mbajti këtë fjalim në Samsouda në Detin e Zi.

Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhe, e mbajti këtë fjalim në Samsouda në Detin e Zi. Në një intervistë të dhënë për mediat, ai është shprehur optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.

rival erdogan jelek antiplumb

Lini një Përgjigje