
Një alarm për bombë në areroportin e Podgoricës dhe Tivatit në Malin e Zi ka ngritur në këmbë policinë, ndërsa është krijuar kaos në të dy areoportet.
Vijesti raporton se ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka bërë alarmuar autoritetet, të cilët kanë nisur nga puna për verifikimet e tyre.
Shërbimet e aeroportit u kanë thënë pilotëve të avionit, të cilët duhet të uleshin në Golubovce dhe Tivat pas orës 9, të vazhdon të qarkullonin në qiell dhe të presin derisa policia të përfundonte kontrolli.
Drejtoria e Policisë ka njoftuar se stafi i aeroportit në Podgoricë dhe Tivat i ka njoftuar se kanë marrë telefonata nga një numër i huaj me përmbajtje kërcënuese në lidhje me sigurinë e avionit.
“Administrata e Policisë, në përputhje me procedurat e përcaktuara, ndërmerr masa dhe veprime në kompetencë të saj, për të cilat publiku do të informohet me kohë”, njoftoi Drejtoria e Policisë në shtetin fqinj.
Për shkak të raportimit për një bombë të dyshuar të vendosur, ekipet e inspektimit kundër sabotazhit janë dërguar në aeroportin e Podgoricës për të eliminuar çdo dyshim.
Rastet e alarmit për bombë janë të shpeshta në Malin e Zi, ku vitin e kaluar pati një sërë alarmesh false për bomba të vendosura në godina të institucioneve shtetërore, shkolla.
Thirrjet kërcënuese në aeroporte, stacione hekurudhore dhe hotele në Mal të Zi janë bërë nga një person nga Beogradi, njoftoi Administrata e Policisë.
Në njoftim thuhet se aktivitetet për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve do të vazhdojnë përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe se ndaj tij do të merren masat e duhura.
Lini një Përgjigje