TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2023, 22:02

Opozita turke e akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, Kremlini hedh poshtë pretendimet e Kilicdaroglu

Shkruar nga Pamfleti

Opozita turke e akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale,

Rusia ka hedhur poshtë në mënyrë absolute akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë për mediat, theksoi se Rusia nuk është e përfshirë në asnjë lloj mënyrë në zgjedhjet presidenciale dhe shtoi se do të respektojë çdo vendim të popullit turk.

"Në përgjithësi, ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky pretendim i opozitës turke”, shtoi Peskov duke komentuar për TASS deklaratën e Kilicdaroglu për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale turke.

"Lideri i opozitës thoshte se ai kishte prova për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Ai ende nuk i ka paraqitur ato. Ne kemi besim se ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sepse në fakt nuk ekziston", tha zyrtari i Kremlinit.

zgjedhjet turqi 14 maji

Lini një Përgjigje