
Dy pilotë humbën jetën pasi avioni “Canadair” është rrëzuar në Karisto të Greqisë teksa po shuante zjarret.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimat janë kapiteni i skuadriljes Christos Moulas, 34 vjeç dhe bashkëpiloti, nëntoger Periklis Stefanidis, 27 vjeç.
Të dy viktimat ishin operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak, të cilët u ngritën pak para orës 12 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.
Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm po përparojnë.
Fatkeqësisht dy pilotët dyshohet se kanë vdekur në vend, ndërsa ‘Canadair” u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.
Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti kur pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.
Pas aksidentit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis anuloi vizitën zyrtare në Qipro.


A Canadair-style water bomber with "at least two people on board" crashed while battling a forest fire in #Greece, southern Evia, fire service spokesman Yannis Artopios told AFP pic.twitter.com/R9zA3H9kxE
— Greek City Times (@greekcitytimes) July 25, 2023
Lini një Përgjigje