
Një video nga një fabrikë në Kinë, që tregon një robot humanoid duke sulmuar një punonjës, ka shkaktuar reagime mediat sociale. Incidenti ndodhi më 1 maj ndërsa shtoi shqetësimin në lidhje me evolucionin e teknologjisë.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat u publikuan nga “Daily Mail”, tregojnë një robot të zi humanoid të lidhur me një vinç të vogël, i cili papritmas fillon të tundë krahët me tërbim para dhe mbrapa. Lëvizja e tij bëhet gjithnjë e më e dhunshme, duke bërë që dy operatorë të tmerrohen. Një burrë, i cili ishte ulur pas një kompjuteri, përkulet për t’u mbuluar, ndërsa i dyti largohet shpejt nga pajisja.
Roboti ngre krahët dhe i përplas vazhdimisht, ndërsa fillon të lëvizë përpara, sikur të përpiqet të çlirohet nga vinçi që e mban. Personat që ishin prezet duket se po shqetësohen, duke ngritur duart për të mbrojtur veten dhe duke u larguar me vrap.
Intensiteti i skenës rritet ndërsa ekrani i kompjuterit bie në dysheme dhe objektet hidhen nga tavolina. Njëri nga punëtorët tërheq vinçin në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e robotit. Videoja u bë virale, ndërsa me qindra përdorues komentuan se mund të ishte një skenë nga një film.
Lini një Përgjigje