TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2025, 18:41

Lufta në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Popullsia e Gazës do të zhvendoset për ofensivën e re

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Popullsia e Gazës do të

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se një ofensivë e re në Gazë do të jetë një operacion intensiv ushtarak që synon mposhtjen e Hamasit, por nuk ka dhënë detaje se sa pjesë e territorit të enklavës do të kapej.

“Popullsia do të zhvendoset, për mbrojtjen e saj”, ka thënë Netanyahu në një video të postuar në “X”.

Ai ka shtuar se ushtarët izraelitë nuk do të shkojnë në Gazë, të nisin sulmet dhe më pas të tërhiqen, duke sugjeruar se ata do të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. 

“Qëllimi është e kundërta e kësaj”, ka shtuar ai

Më herët të hënën, dy zyrtarë izraelitë kanë thënë se kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të kapur të gjithë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar atje për një kohë të papërcaktuar.

Lini një Përgjigje