TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2025, 18:19

Biseda telefonike Erdogan-Trump, në fokus bashkëpunimi SHBA-Turqi dhe bisedimet e paqes në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Biseda telefonike Erdogan-Trump, në fokus bashkëpunimi SHBA-Turqi dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale e globale.

Presidenti Erdogan shprehu besimin se Turqia dhe SHBA-ja do të intensifikojnë konsultimet për të adresuar sfidat rajonale, duke përfshirë situatën në Ukrainë, zhvillimet në Siri dhe krizën në Gaza.

Ai ftoi Presidentin Trump për një vizitë zyrtare në Turqi, ndërsa Trump konfirmoi se Erdogan pritet të vizitojë Uashingtonin në të ardhmen e afërt.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump e cilësoi bisedën si "shumë të mirë dhe produktive", duke theksuar se palët ranë dakord të punojnë ngushtë për të promovuar paqen dhe stabilitetin.

"Diskutuam luftën në Ukrainë, Sirinë, Gazën dhe shumë çështje të tjera. Turqia është një partner kyç dhe ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë," shkroi Trump.

Biseda telefonike Erdogan-Trump, në fokus bashkëpunimi SHBA-Turqi dhe

Erdogan, nga ana tjetër, përsëriti angazhimin e Turqisë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, si dhe për një Siri të lirë nga terrorizmi, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit territorial të rajonit. Ai gjithashtu ngriti çështjen e heqjes së sanksioneve amerikane ndaj Turqisë, veçanërisht ato lidhur me programin e avionëve luftarakë F-35.

Kujtojmë se kjo bisedë vjen në një kohë kur Turqia po luan një rol gjithnjë e më aktiv në diplomacinë rajonale, duke u pozicionuar si ndërmjetëse në konflikte si ai mes Rusisë dhe Ukrainës. Analistët vlerësojnë se biseda Trump-Erdogan sinjalizon një fazë të re në marrëdhëniet SHBA-Turqi, me synimin për të kapërcyer tensionet e mëparshme dhe për të ndërtuar një partneritet më të fortë strategjik.

Lini një Përgjigje