
Shpenzimet ushtarake nuk janë për “zhvillim lufte”, por kryesisht për mbrojtje dhe mbi të gjitha nuk kanë të bëjnë vetëm me aparatin ushtarak, por edhe me kërkimin, zhvillimin, inovacionin, teknologjitë e reja. Le të mos harrojmë se interneti, i cili e ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë, lindi për qëllime ushtarake...
Veç kaosit që ka nxitur muajt e fundit, a ka bërë edhe gjëra të mira? Nuk ka asnjë dyshim se presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, përfaqëson një krizë për demokracitë liberale perëndimore. Megjithatë, për Evropën dhe Italinë, veprimi i tij politik ka ngritur njëkohësisht edhe mundësinë e shndërrimit të disa prej ngjarjeve në zhvillime pozitive.
Çështjet aktualisht në tryezë, janë kriza politike e lidhur me populizmin e të ashtuquajturve humbës nga procesi i globalizimit - të cilëve u kushtuam edhe librin e botuar së fundmi “Njerëzit dhe populizmi” - tensionet e forta midis Perëndimit dhe Kinës, si dhe ç’ekuilibrat e fortë tregtarë dhe brenda skakierës gjeopolitike evropiane.
Sidomos sufiçiti i tepërt i Gjermanisë, që ndër vite e ka dëmtuar rëndë pjesën jugore të eurozonës, përfshirë Italinë. Prandaj në këtë kaosi të ri botëror, de-globalizimi që po ndjek presidenti amerikan mund të favorizojë një rikthim tek shpenzimet e defiçitit, nga të cilat mund të përfitojnë disa sektorë dhe rajone.
Vetë Italia mund të tregohet shumë e kujdesshme në lidhje me këto lloj shpenzimesh, duke pasur parasysh problemet tona me borxhin publik. Deri më sot, kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz e ka lënë mënjanë kursimin, qasje tradicionale të vendit të tij.
Pra atë që nuk mundën ta bënin dot rezolutat e njëpasnjëshme të Parlamentit Evropian, që nga Komisioni Evropian i drejtuar dikur nga Manuel Barroso, e ka bërë strategjia e ndjekur aktualisht nga Donald Trump. Në fakt, Merz ka dhënë dritën jeshile për të rritur shpenzimet ushtarake të vendit të tij në nivelin 3.5 për qind të PBB-së, duke synuar normën 5 për qind siç është kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Pra Gjermania po riarmatoset dhe ky është një zhvillim historik. Paradoksalisht, këtë e kërkoi Uashingtoni, i cili dekadat e fundit kishte marrë përsipër përmes NATO-s mbrojtjen e kontinentit evropian, por duke garantuar njëkohësisht mbajtjen e Berlinin të çarmatosur, për shkak se u cilësua përgjegjës për dy luftëra botërore.
Shpenzimet ushtarake gjermane, do të kenë një funksion kejnesian të stimulimit të kërkesës së brendshme dhe do të kundër-balancojnë uljen e suficitit të saj tregtar. Dhe meqenëse ekonomitë italiane dhe gjermane janë të ndërthurura midis tyre, atëherë ky është një lajm i mirë.
Megjithatë për fatin tonë të keq, Gjermania mund të financojë lirshëm shpenzimet ushtarake, gjë që është e pamundur për ne. Nuk është aspak rastësi që në Itali, përveç çështjes së pacifizmit, në axhendë është edhe çështja se si të financohet rritja e shpenzimeve ushtarake.
Pra me çfarë parash do të arrihet kjo? Udhëheqësja kryesore e opozitës italiane, Elly Schlein, ka kërkuar “investime të përbashkëta”. Por edhe në të djathtën qeveritare, ka nga ata që kanë propozuar lëshimin e eurobono-ve ose ndarje të borxhit, duke vënë në dyshim riarmatimin pa bërë ndryshimet e duhura.
Giancarlo Giorgetti, bëri disa konsiderata të rëndësishme së fundmi në Forumin IV të Mbrojtjes të Qendrës së Studimit Machiavelli: nëse rriten shpenzimet ushtarake evropiane, duhet të krijohet oferta, sepse për të krijuar një cikël të mirë, nuk mjafton vetëm një rritje e kërkesës publike.
Përndryshe, do të jemi të detyruar të importojmë sisteme mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara. Vetëm nëse përmirësojmë zinxhirin tonë të furnizimit industrial, do të krijojmë të ardhura, punësim dhe teknologji të reja. Nga kjo pikëpamje, ka mundësi të mëdha për disa nga kompanitë tona më të mira në sektorin e mbrojtjes, siç është Leonardo.
A po jemi duke u përballur me një sezon të ri të kejnesianizmit ushtarak, siç e përcaktoi Barrington Moore Jr. periudhën në dukje liberale të Ronald Reagan në vitet 1980? Në realitet, në vend se të përqendrohemi tek manovrat kundër-ciklike të luftës, është e mundur një marrëveshje e re sociale, sepse inovacioni teknologjik i lidhur me shpenzimet e sigurisë, dhe ato janë nga ana e tyre nxitësi i tranzicionit social dhe mjedisor.
Shpenzimet ushtarake nuk janë për “luftë” por kryesisht për mbrojtje. Mbi të gjitha, ato nuk kanë të bëjnë vetëm me aparatin ushtarak, por me kërkimin, zhvillimin, inovacionin dhe teknologjitë e reja. Le të mos harrojmë se interneti, i cili ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë, lindi për qëllime ushtarake.
Pra teknologjitë, inovacioni, tranzicioni, produktiviteti dhe mjedisi janë të lidhura ngushtë midis tyre.
“Faktorët mjedisorë, socialë dhe qeverisës, përfaqësojnë sot nxitësin kryesor strategjik për një qëndrueshmëri konkrete të korporatave. Sot nuk flitet më për një veprim i përgjithshëm, por për një avantazh të vërtetë konkurrues, i aftë ta bëjë - ose ta mbajë - kompaninë fitimprurëse, duke gjeneruar vlera sociale, mjedisore dhe qeverisëse”, thotë profesor Francesco Di Ciommo, drejtor ekzekutiv i FDC Consulting Digital ESG dhe krijues dhe promovues i masterit D-ESG në Universitetin e Torinos.
Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap prapa në krahasim me periudhën e tranzicionit. Sfida është të ndryshojmë mjedisin në një mënyrë që të jetë në përputhje me kërkesat e kompanive. Nga kjo pikëpamje, Komisioni i BE-së, duke premtuar të shkojë përtej Marrëveshjes së Gjelbër me Aktin e Industrisë së Pastër, që vetëm me emrin e tij, na kujton një marrëveshje të re midis bizneseve dhe angazhimeve ndaj mbrojtjes së mjedisit./ Përshtati "Pamfleti" nga “Huffington Post Italia”
Lini një Përgjigje