
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje SHBA, duke i kërkuar mbështetje në luftën kundër Iranit.
Në një video të publikuar, duke iu drejtuar audiencës amerikane në gjuhën angleze, Netayahu fillimisht i ka uruar ditëlindjen presidentit të SHBA Donald Trump.
Më pas, u bën homazh ushtarakëve dhe grave amerikane që kanë “mbrojtur lirinë” për 250 vjet. Netanyahu thotë se ushtria izraelite po “mbron lirinë” në Lindjen e Mesme kundër asaj që ai e quan një regjim “tiranik” iranian.
“Armiku ynë është armiku juaj. Dhe duke bërë atë që po bëjmë, kemi të bëjmë me diçka që do të na kërcënojë të gjithëve herët a vonë”, shprehet kryeministri izraelit.
Ai thotë gjithashtu se nëse Izraeli nuk do të kishte vepruar, Irani do t’i kishte armatosur aleatët e tij – si Hezbollahu dhe Hamasi – me armë bërthamore.
“Kjo është ajo që po bën Izraeli me mbështetjen e qartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, popullit amerikan dhe shumë të tjerëve në botë”, shton Netanyahu.
Shtëpia e Bardhë në fillim u përpoq të distancohej nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit, por më vonë e mbështeti hapur, ndërsa Donald Trump që e quajti “të shkëlqyer”.
Lini një Përgjigje