TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 20:59

Të shtënat me armë në SHBA, ja kush është personi që sulmoi dy ligjvënësit

Shkruar nga Pamfleti
Të shtënat me armë në SHBA, ja kush është personi
Vance Boelter

57-vjeçari Vance Boelter, është identifikuar nga policia si personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri ndaj dy zyrtarëve të Minesotës.

Zyrtarja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Brooklyn Park ndërsa senatori John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan në shtëpinë e tyre në Champlin.

Zyrtarët thonë se këta të fundit kanë dalë nga operacioni dhe gjendja e tyre paraqitet stabël. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ata të kujdesshëm dhe optimistë se do të mbijetojnë. 

Autoritetet janë ende në kërkim të autori të sulmit, 57-vjeçarit Vance Boelter. Ai u emërua dy herë nga Guvernatori Tim Walz si përfaqësues i sektorit privat në këshillin e fuqisë punëtore të guvernatorit, në vitet 2016 dhe 2019, me mandat që skadonte në vitin 2023.

I dyshuari u vesh si oficer policie në momentin e sulmit dhe kishte një automjet me drita emergjence dhe sirena. Brenda automjetit, autoritetet gjetën një listë me emrat e ligjvënësve që kishte planifikuar të vriste, si dhe dokumente me shkrimin "Pa Mbretër".

Lini një Përgjigje