
Zbardhen detaje nga atentati me ar=më zjarri ndaj dy zyrtarëve Melissa Hortman dhe John Hoffman në SHBA. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Minnesota, Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark, u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Brooklyn Park.
Senatori Shtetëror i Minesotës, John Hoffman, dhe gruaja e tij u shënjestruan gjithashtu nga i njëjti person, ndërsa mësohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre. Këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Patrulla Shtetërore e Minesotës publikoi një foto të disa fletëve me mbishkrimin: “Pa Mbretër” të gjetura brenda makinës së të dyshuarit.

Ndërkohë, policia ka gjetur brenda në automjetin e autorit një listë me 70 emra të zyrtarëve të tjerë në shënjeshtër për t’i vrarë. I veshur si oficer policie, autori i krimit është larguar në këmbë nga vendngjarja.
Një oficer policie, njoftoi se emrat përfshinin ofrues të shërbimeve të abortit, avokatë pro të drejtave të abortit dhe ligjvënës në Minesota dhe shtete të tjera. Zyrtari njoftoi gjithashtu se forcat e policisë gjetën gjithashtu një kartolinë për Ditën e Babait drejtuar të dyshuarit në një qese plot me municione.
Lini një Përgjigje