TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 19:17

Atentati ndaj zyrtarëve në SHBA, reagon Donald Trump: Akt i tmerrshëm dhune, asnjë tolerancë!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj zyrtarëve në SHBA, reagon Donald Trump: Akt i

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar lidhur me atentatin ndaj zyrtarëve Melissa Hortman dhe John Hoffman.

Trump tha se është informuar për të shtënat e tmerrshme në Minesota ndërsa e ka cilësuar sulmin si të qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit.

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore”, thuhet në reagimin e tij.

Trump theksoi se një akt dhunë kaq i tmerrshëm nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, shtoi ai.

Guvernatori i Minesotës, Tim Ëalz tha se politikania demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj mbetën të vrarë në një atentat të motivuar politikisht.

Ligjvënësi demokrat i shtetit, senatori John Hoffman, dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu, ndërsa autori i veshur si polic ndodhet ende në arrati.

Lini një Përgjigje