TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 20:08

Trump dhe Putin bisedë telefonike, presidenti rus: Gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit!

Shkruar nga Pamfleti

Trump dhe Putin bisedë telefonike, presidenti rus: Gati për negociata

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një telefonatë afro 50-minutëshe ditën e sotme. Ata kanë diskutuar rreth situatës shqetësuese në Lindjen e Mesme dhe bisedimet e paqes në Ukrainë.

Gjatë bisedës, Putin informoi Trump lidhur me bisedat e fundit si me liderët nga Irani ashtu dhe Izraeli, ndërsa theksoi propozimin e Rusisë për të kërkuar zgjidhje të pranueshme reciprokisht mbi çështjen bërthamore iraniane.

“Përshkallëzimi i rrezikshëm i situatës në Lindjen e Mesme ishte, natyrisht, në qendër të shkëmbimit të mendimeve”, tha Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit Putin për politikën e jashtme.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan e ka cilësuar situatën në rajonin e Lindjes së Mesme si shumë shqetësuese.

Bazuar në njoftimin e Kremlinit, Putini ka informuar Trumpin gjithashtu edhe për zbatimin e marrëveshjes të dakordësuar në bisedimet e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë lidhur me shkëmbimin e të burgosurve.

Për Ukrainën, Putin i tha liderit amerikan se Rusia ishte e gatshme të vazhdonte negociatat me ukrainasit pas 22 qershorit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.

Trump theksoi interesin e tij për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit, tha ndihmësi i Kremlinit.

Lini një Përgjigje