TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 20:43

Familjarët e senatorit Hoffman zbulojnë detaje nga sulmi: Plumbi sa nuk i preku zemrën, nëna shpëtoi vajzën nga agresori

Shkruar nga Pamfleti

Familjarët e senatorit Hoffman zbulojnë detaje nga sulmi:

Familjarët e senatorit John Hoffman i cili mbeti i plagosur nga një atentat në SHBA, kanë reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Senatori shtetëror i Minesotës, John Hoffman dhe gruaja e tij, Yvette, mbetën të plagosur ndërsa gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mjekët i kanë thënë familjes së Hoffmanit se një plumb për pak sa nuk preku zemrën e senatorit, ndërsa gruas së tij nuk i ka preku asnjë organ.

Yvette Hoffman i shpëtoi jetën edhe vajzës së saj, thanë gjithashtu familjarët. Vajza e Hoffman-ëve, Hope, e cila është në të 20-at, ishte në shtëpi me prindërit e saj në kohën e të shtënave dhe Yvette u hodh sipër vajzës së saj, duke e shpëtuar atë nga plagosja.

“Familja thotë se janë shumë optimiste tani për tani dhe se po marrin mesazhe pozitive nga spitali në lidhje me gjendjen e senatorit Hoffman dhe gruan e tij”, raportoi Lagoe.

Lini një Përgjigje