TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2025, 13:48

"Revolucion dhe vendime të guximshme; zbulohet fjalimi që Donald Trump do t'u drejtohet amerikanëve si president

Shkruar nga Pamfleti
"Revolucion dhe vendime të guximshme; zbulohet fjalimi që Donald
Donald Trump 

Presidenti i SHBA, Donald Trump në fjalimin e tij të parë si president i SHBA, menjëherë pas inaugurimit të tij në Uashington pasditen e sotme pritet të fokusohet në termin "revolucion" për të përshkruar vendimet dhe reformat që ai do të ndërmarrë.

Siç raporton gazeta ekonomike amerikane “ The Wall Street Journal ”, e cila ka në dispozicion disa pjesë të fjalimit, presidenti amerikan do të thotë:

“Kthehem në presidencë me besim dhe optimizëm se do të nisim një epokë të re emocionuese të suksesit kombëtar. Një “valë” ndryshimi po përfshin vendin”.

Sipas të njëjtave informacione, Donald Trump do të theksojë gjithashtu se tani SHBA duhet të marrë vendime më të guximshme.

"Mesazhi im për amerikanët sot është se tani është koha për të vepruar përsëri me guximin, energjinë dhe vitalitetin e qytetërimit më të madh të historisë."

Fjalimi i sotëm i Donald Trump do të jetë i kundërt me atë të 2017-ës, duke synuar të jetë më optimist.

Ose të paktën ky është plani fillestar, pasi siç shpjegojnë njerëzit e afërt me Trump, presidenti ka një tendencë të flasë jashtë tekstit.

Në të njëjtën kohë, Donald Trump pritet të shprehë pikëpamjet e tij për çështjet më të mëdha dhe më urgjente që janë emigracioni i paligjshëm dhe dëbimet, tarifat dhe shkurtimet masive ndaj qeverisë federale.

Në një fjalim të dielën, Donald Trump premtoi se do të punojë "me shpejtësi dhe forcë historike për të rregulluar secilën nga krizat me të cilat përballet vendi".

donald trump 

Lini një Përgjigje