TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2025, 11:05

Donald Trump injoron BE, fton vetëm Melonin në ceremoninë e betimit; takim edhe me Elon Musk

Shkruar nga Pamfleti
Donald Trump injoron BE, fton vetëm Melonin në ceremoninë e
Giorgia Meloni dhe Donald Trump

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Meloni ka mbërritur në Uashington, aty ku do të organizohet dhe ceremonia në të cilën Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministrja Meloni është e vetmja lidere politike nga Europa e ftuar në këtë ceremoni, ku krahas saj priten të jenë gjithashtu dhe Presidenti i Argjentinës Javier Milei dhe zv/Presidenti i Kinës Han Zheng.

Po ashtu, sipas mediave italiane, thuhet se Kryeministrja Meloni do të ketë dhe një takim të shkurtër me Trump dhe Elon Musk gjatë ditës së inaugurimit.

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi i tij si president po thyen traditën.

Trumpi është presidenti i parë i zgjedhur në mbi një shekull që fton udhëheqësit e huaj në ceremoninë e tij të betimit, sipas mediave amerikane. Historikisht, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë diplomatët e huaj dhe ambasadorët.

“Është e pazakonshme që të ketë një lloj të tillë të pjesëmarrësve [të udhëheqësve] të huaj, sepse inaugurimi shihet si një ngjarje e brendshme politike”, tha Cayce Myers, profesor në Virginia Tech.

I ftuar është edhe zëvendëspresidenti kinez, Han Zheng.

 

Lini një Përgjigje