TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2023, 19:21

Qëndrimet anti-izraelite të Erdogan, Blinken planifikon të vizitojë Turqinë të dielën

Shkruar nga Pamfleti

Qëndrimet anti-izraelite të Erdogan, Blinken planifikon të

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Turqinë të dielën, më 5 nëntor për të diskutuar mbi situatën e trazuar nga konflikti Izrael-Hamas, raportojnë burimet diplomatike turke.

Të premten sekretari amerikan do të vizitojë Izraelin, gjithmonë në kuadër të krizës në Lindjen e Mesme dhe pas vizitës atje do të shkojë në Turqi.

Gjatë turneut të tij të mëparshëm në Lindjen e Mesme, pas shpërthimit të krizës, Blinken kishte vizituar shumë nga vendet e rajonit, por jo Turqinë.

Por komentet e presidentit Turk Rexhep Tayip Erdogan dhe qëndrimet e Turqisë ndaj ndërhyrjes izraelite në Gaza, duket se kanë shqetësuar SHBA-në e cila i frikësohet një zgjerimi të konfliktit në rajon.  

blinken vizitë turqi

Lini një Përgjigje