TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2025, 19:39

Putin sfidon Trump-in dhe kërcënon Zelensky-n: Paqe sipas kushteve tona, ndryshe luftë në të gjitha frontet!

Shkruar nga Pamfleti

 

Putin sfidon Trump-in dhe kërcënon Zelensky-n: Paqe sipas
Presidenti rus Vladimir Putin

Putin kërcënon me ofensivë të plotë nëse s’ka marrëveshje

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë disa deklarata të ashpra gjatë një takimi me komandantët ushtarakë në Distriktin Qendror të Ushtrisë Ruse, duke e përshkallëzuar më tej retorikën kundër Ukrainës dhe duke paralajmëruar ofensiva të reja në lindje të vendit.

Putin e përshëndeti kapjen nga trupat ruse të qytetit Hulyaipole, në rajonin e Zaporizhias, duke e cilësuar një fitore të rëndësishme strategjike që hap mundësi për avancim të mëtejshëm të forcave ruse.

Ai theksoi se Hulyaipole është qyteti i dytë më i madh në atë rajon dhe tashmë pozicionet e marra krijojnë terren për operacione të reja ushtarake.

Gjithashtu, presidenti rus përmendi dhe marrjen e Krasnoarmeysk dhe Dimitrov në rajonin e Donetskut si hapa që sipas tij “sjellin afër çlirimin e plotë të Republikës Popullore të Donetskut”.

Në një deklaratë tjetër të drejtpërdrejtë dhe kërcënuese, Putin paralajmëroi se nëse Ukraina nuk pranon të zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore, atëherë Rusia do ta përfundojë atë me forcë ushtarake.

Ai akuzoi Kievin për nisjen e një “lufte të mirëfilltë”, duke pretenduar se Moska ka kërkuar gjithmonë zgjidhje paqësore, por që autoritetet ukrainase kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit.

"Nëse Kievi nuk dëshiron ta zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore, Rusia do ta kryejë operacionin special ushtarak me forcë. Autoritetet e Kievit preferuan të nisnin armiqësi në shkallë të gjerë. Një luftë. Të fillonin një luftë. Ne po përpiqemi ta përfundojmë atë", tha ai.

Putin u rikthye edhe një herë në narrativën e njohur ruse për origjinën e luftës, duke pretenduar se gjithçka ka nisur në vitin 2014 me atë që ai e quan “grusht shteti në Kiev”, dhe me shtypjen e të drejtave të popullsisë rusishtfolëse në Ukrainën juglindore.

Sipas tij, Rusia është angazhuar në një përpjekje për t’i dhënë fund një lufte që nuk e ka nisur vetë, por që është imponuar nga veprimet e Ukrainës.

“Autoritetet e Kievit zgjodhën të nisnin operacione ushtarake në shkallë të gjerë. Të fillonin një luftë. Ne po përpiqemi ta përfundojmë atë. Që në fillim, ne thamë se trupat e regjimit të Kievit duhej të tërhiqeshin nga këto territore. Dhe se nuk do të kishte veprime ushtarake. Nuk do të kishte pasur asnjë nëse do të na kishin dëgjuar atëherë", deklaroi presidenti rus.

Deklaratat e Putinit vijnë në një moment kur situata në front mbetet e tensionuar dhe kur diplomacia ndërkombëtare është gjithnjë e më skeptike për mundësinë e një armëpushimi të shpejtë.

Tonet e tij, veçanërisht kërcënimet për zgjidhje ushtarake në mungesë të dialogut, tregojnë se Moska po përgatitet për një fazë të re të ofensivës në Ukrainë, ndërkohë që zgjidhja e konfliktit duket ende larg.

vladimir putin zelensky trump shba paqe lufte

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    flliqesire ruse, njerzit levizin nga nje vend i varfer ne nje vend te pasur, dhe ti putane do fitosh kur njerzit,dmth kinez, maroken, shqiptar, kongolez etj te levizin ne vendin tend

    Lini një Përgjigje