TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2025, 18:12

Irani bën deklaratën e fortë: Jemi në luftë totale me SHBA, Izraelin dhe Evropën!

Shkruar nga Pamfleti
Irani bën deklaratën e fortë: Jemi në luftë totale me
Presidenti Masoud Pezeshkian

Presidenti Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani është në luftë kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Evropës.

Një deklaratë e fuqishme është bërë nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian, i cili ka thënë se është mes një “lufte totale” kundër Shteteve të Bashuara, Izraelit dhe Evropës.

“Sipas mendimit tim, ne jemi në luftë totale me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën. Ata duan ta gjunjëzojnë vendin tonë”, është shprehur ai gjatë një interviste në një media Iraniane, shkruan “The Times of Izrael”.

Ai tha se lufta aktuale është më e keqe se lufta në Irak në vitet 1980.

“Nëse dikush e kupton siç duhet, kjo luftë është shumë më komplekse dhe më e vështirë se ajo luftë.”

Pezeshkian bëri edhe një komentet në prag të udhëtimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtetet e Bashkuara, ku sipas iranianit ai planifikon të informojë Presidentin Donald Trump mbi opsionet për sulme të mundshme në të ardhmen kundër Iranit, mes shqetësimeve se Teherani po rindërton objektet e prodhimit të raketave balistike dhe po riparon mbrojtjen ajrore të dëmtuara gjatë konfliktit të qershorit, sipas NBC News.

"Në luftën me Irakun, situata ishte e qartë; ata qëlluan raketa dhe ishte e qartë se ku do të kundërsulmonim. Por këtu, ata tani po na rrethojnë në çdo aspekt, duke na vënë nën presion dhe në qoshe të ngushta, duke krijuar probleme ekonomikisht, kulturorisht, politikisht dhe në aspektin e sigurisë.", është shprehur më tej Masoud Pezeshkian.

Lini një Përgjigje