
Një aleat i presidentit Vladimir Putin paralajmëroi sot Europën se Rusia tashmë ka hartuar legjislacionin për t’u hakmarrë nëse Perëndimi sekuestron afro 300 miliardë dollarë në asete ruse dhe i përdor ato për të ndihmuar Ukrainën.
Zyrtarët e lartë amerikanë duan të konfiskojnë asetet dhe t’i përdorin ato për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, megjithëse disa bankierë dhe zyrtarë europianë kanë shprehur shqetësimin se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi të shtunën legjislacionin që përfshin një projekt-ligj që do të lejonte sekuestrimin e aseteve shtetërore ruse, megjithëse pjesa më e madhe e këtyre aseteve ndodhet në Europë.
Kremlini ka thënë vazhdimisht se çdo sekuestrim i aseteve të tij do të ishte në kundërshtim me të gjitha parimet e tregut të lirë perëndimor dhe do të minonte besimin në dollarin amerikan dhe euron, ndërsa do të pengonte investimet globale dhe do të dëmtonte besimin në bankat qendrore perëndimore.
Rusia ka thënë gjithashtu se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo sekuestrimi të aseteve të saj.
“Kemi përgatitur një projekt ligj, të cilin do ta miratojmë menjëherë nëse na konfiskohen asetet. Europa do të humbasë më shumë se ne”, mësohet të ketë thënë një zyrtar rus.
Lini një Përgjigje