
Të paktën 5 emigrantë kanë humbur jetën gjatë një përpjekje për të kaluar Kanalin e Suezit, nga një zonë afër qytetit të Wimereux.
Roja bregdetare franceze konfirmoi aksidentin ndërsa njoftoi se po vijonte operacioni i kërkim-shpëtimit.
Zëdhënësja e Rojes Bregdetare tha se ajo nuk mund të thoshte se sa persona kishin humbur jetën, por shtoi se kishte disa trupa të pajetë.
Gazeta franceze La Voix Du Nord raportoi se të paktën pesë emigrantë kanë vdekur.
Tragjedia ndodhi disa orë disa orë pasi u miratua projektligji i diskutueshëm i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, i cili synonte të pengonte emigrantët të kalonin Kanalin me gomone.
Lini një Përgjigje