
Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia po mobilizon mbi 300 mijë luftëtarë të rinj për t’i dërguar në luftë brenda pak javësh, me synimin për të pushtuar qytetin simbol të luftës kundër nazizmit, Chasiv Yar, brenda 9 majit.
“Jam informuar për zonat e nxehta në frontin e luftës. Ato janë Chasiv Yar dhe pjesë kryesore të rajonit të Donjeckut, gjithashtu edhe disa zona në rajonit e Harkivit. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë. Falenderoj çdo ushtar, komandant apo njësi që shënjestron mirë dhe vijon të rezistojë,” deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjithashtu Zelensky iu përgjigj pretendimit të Rusisë se me ndihmat e reja, Shtetet e Bashkuara do të shndërrojnë Ukrainën në një Afganistan të dytë.
“Nuk do të ndodhë kështu, por do t’i dërgojmë Kremlinit një mesazh të fortë”, thotë presidenti.
Lini një Përgjigje