TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2026, 18:24

Putin mbërrin në Pekin, pritje e ngrohtë nga Ministri i Jashtëm (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Putin mbërrin në Pekin, pritje e ngrohtë nga Ministri i
Pritja e Putin në Pekin

Presidenti rus zhvillon vizitën e tij të 25-të në Kinë, ndërsa Moska dhe Pekini synojnë thellimin e partneritetit strategjik në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Pekin për një vizitë zyrtare në Kinë, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe në skenën globale.

Vizita e liderit rus vjen pak kohë pas kontakteve dhe zhvillimeve të fundit diplomatike që përfshijnë edhe administratën amerikane të Donald Trump, ndërsa Pekini dhe Moska kërkojnë të konsolidojnë bashkëpunimin e tyre strategjik përballë tensioneve me Perëndimin.

Në aeroportin e Pekinit, Putin u prit nga ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, me të cilin shkëmbeu një përshëndetje të ngrohtë. Ceremonia zyrtare përfshiu një gardë ushtarake nderi, ndërsa të rinj me flamuj rusë dhe kinezë përshëndetën mbërritjen e presidentit rus.

Kjo është vizita e 25-të e Putinit në Kinë, çka nënvizon afërsinë politike dhe ekonomike mes dy vendeve gjatë viteve të fundit.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, gjatë takimeve të planifikuara, Putin dhe Xi Jinping do të diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, energjinë, sigurinë dhe çështje të rëndësishme rajonale e ndërkombëtare.

Pekini ka bërë të ditur se të dyja palët synojnë të thellojnë më tej partneritetin strategjik dhe të forcojnë koordinimin në arenën ndërkombëtare.

Vizita zhvillohet në një periudhë të tensionuar gjeopolitike, me luftën në Ukrainë, rivalitetin SHBA-Kinë dhe krizën në Lindjen e Mesme që po ndikojnë ndjeshëm në balancat globale.

putin pekin

Lini një Përgjigje